Live

Operimi që e bëri Presidentja kryhet edhe në QKUK që nga vitit 2004 me laparaskopi, u operua nga nga një kirurg që ia la gazën në trup një pacienti para disa jave

09:15 / 03 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani u operua në spitalin privat “Aloka”. Ajo kreu ndërhyrjen kirurgjike të heqjes së temthit(idhzës).

I njëjti operim kryhet edhe nga kirurgët e QKUK-së me laparaskopi që nga viti 2004, shkruan kosovalive.net

Gazetari i njohur i shëndetësisë, Bujar Vitija ka treguar se kjo është një procedur rutinore në QKUK dhe se ky operim mund të kryhet pa problem edhe në spitalet rajonale.

“…në QKUK ka super kirurg që idhza për ta është hajgare”, ka shkruar Vitija në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË I BUJAR VITIJËS:

Heqja e temthit (idhzes) ne QKUK kryhet me laparaskopi nga kirurget qe nga viti 2004. Eshte nje nga procedurat rutinore. Bile edhe ne spitalet rajonale ne vitet e fundit aplikohet kjo metode.

E Presidentja Osmani para spitaleve publike zgjodhi nje spital privat per ta kryer kete procedure.

I ka besuar me shume nje spitali privat i cili udhehiqet nga nje kirurg i cili para disa javesh eshte akuzuar nga nje pacient se i ka harruar gazen ne trup pas operacionit. I njejti me pas eshte trajtuar ne QKUK.

Eshte e drejte e secilit me zgjedh institucionin ku don me u trajtu, ama si Presidente do te duhej me qene aq e pergjegjshme sa me ia besu shendetin nje spitali publik para atij privat. Kjo zgjedhje e saj çon mesazhin se kirurgeve ne publik “nuk iu besohet”, e qe ne fakt nuk eshte ashtu sepse ne QKUK ka super-kirurg qe idhza per ta eshte ‘hajgare’.

Shpërndaje në

U Kopjua