Përfaqësues të Qeverisë dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës, janë akuzuar nga opozita në seancën plenare e cila po vazhdon se po mbrojnë ambasadorin e Kosovën në Kroaci, Martin Berishën, duke thënë se ai po hetohet nga prokuroria por hetimet duhet të jenë edhe më të gjëra pasi
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami akuzoi LVV-në se kanë bërë ambasadorë Martin Berishajn, i cili po hetohet nga prokuroria.
“Asnjëri prej juve nuk ketë në gjendje të thonë se nuk po hetohet nga prokuroria. Zotëria po hetohet, po hetohet për shpëlarje të parasë, evazion fiskal dhe besoj që shumë shpejt, meqë ka bërë deklarim të rrejshëm edhe për deklarim të rrejshëm në Kuvendin e Kosovës, do të hetohet edhe për deklarim të rrejshëm, andaj sa herë të flisni për energjinë na del fotografia e Martin Berishajt”, tha ajo.
Bekim Haxhiu tha se LVV po mbron Martin Berishajn.
“Skandali mafioz energjetik i Martin Berishës që transferon para kesh nën petkun diplomatik, është krim ndërkombëtar dhe këtë duhet ta hetojnë jo vetëm organet vendore por edhe më tutje “, tha ai.