Live

Organizata që e citon shpesh Kurti e kritikon qeverinë për luftën kundër korrupsionit dhe ndërhyrjen në drejtësi

09:03 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kosova vazhdon të mos e ketë nën kontroll dukurinë e korrupsionit, vlerëson raporti i organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), për vitin 2022.

Për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit radhitet në pozitën numër 84 me 41 pikë, apo dy më shumë se vitin e kaluar.
“Kosova ka bërë përparim me një kornizë të përmirësuar ligjore për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i këtyre reformave do të jetë kyç në muajt e ardhshëm”, thuhet në raport.

“Qeveria duhet ta përmirësojë ende transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, thekson po ashtu Transparency International.

Edhe pse vitin e kaluar nuk kanë dalë në dritë skandale të korrupsionit, kjo, sipas organizatës, “nuk do të thotë se korrupsioni është nën kontroll”.

“Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë reduktuar mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike – gjë që ka qenë problem në të kaluarën”, thekson Transparency International.

Sipas organizatës, rajoni i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi “është i njohur për rezistencën e ulët ndaj krimit të organizuar”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...