Live

Osmani e Hovenier e shënojnë Ditën e Presidentit te Statuja e Bill Clinton

16:23 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë shënuar Ditën e Presidentiit.

Këtë shënim e kanë bërë te statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

”Statuja e #PresidentsDay të SHBA-së! Presidenti Clinton ishte thellësisht mirënjohës për pjesën e tij në sigurimin që Kosova “kishte një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. Sot, ne e shohim atë vizion në veprim“, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Kohëve të fundit, opozita në Kosovë është duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në raport me SHBA-të. 

Shpërndaje në

U Kopjua