Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni të mërkurën. Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit.
Këtë intervenim, Osmani zgjodhi ta bënte fshehtë në një klinikë pritave, ku edhe po e vazhdon trajtimin dhe jo në QKUK.
Demokracia.com ka parë se veturat e Presidencës me tabela civile edhe këtë mëngjes janë ende para spitalit “Aloka”, ku Osmani e kreu intervenimin.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, “Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.