Live

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit: Miqësitë e përhershme që ai ndërtoi, duhet të jenë vizioni ynë i vazhdueshëm

09:57 / 24 Maj 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 24 maj, që njihet si Dita e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë kjo ditë na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Ajo ka thënë se ky duhet të jetë vizion i vazhdushëm i Kosovës, pavarësisht sfidave që u dalin në rrugë.

“Sot është 24 Maji- Dita e Presidentit, e themeluar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, shkruan Osmani.

Dita e Presidentit të Kosovës shënohet që nga viti 2005.

Shpërndaje në

U Kopjua