Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes ‘Dardania’ në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë”, ka thënë ajo.
“Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre”.
“Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!”.