Presidentja Vjosa Osmani ka uruar për ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, presidenca ka shkruar se komuniteti egjiptian reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.
“Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve”, thuhej në njoftim.
“Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale. Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës”.