Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për varrimin e poetit shqiptar, Ismail Kadare.
Në një postim në Facebook, e para e vendit tha se liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar.
“Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi ndër të tjera Osmani në postin me fotografi.
“Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën. Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi presidentja, njofton Klankosova.tv.
![May be an image of 1 person and crowd](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/449465706_1014418626709343_6655490522235017930_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_ohc=O7GGkyh9yMEQ7kNvgHP7oHE&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AYAKGzKRQQk0Im5uZDaJKYAcpEiArbDRKpbXTt6DtvplBA&oe=668B0FC5)