Live

Osmani pret Escobarin në ora 14:30

12:42 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Tashmë është konfirmuar takimi i presidentes Osmani me emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës.

Ky takim do të nisë në orën 14:30, ndërsa mediat lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.

“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Shpërndaje në

U Kopjua