Live

​Osmani: Qëndrojmë pranë popullit të Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

20:39 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaruar se ndihet e pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...