Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresistin Gary Palmer në Washington, ku po qëndron për takime në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor i Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se me kongresistin kanë folur për sfidat e sigurisë në vend.
“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë. Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka shkruar Osmani.
Më herët, ajo ka takuar edhe kongresistin Pete Sessions dhe senatorin Thom Tillis.