Live

Osmani: Të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës në familje

19:05 / 01 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se dje, në prag të ndërrimit të moteve, ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje.

Osmani ka thënë edhe në këtë vit duhet të vazhdohet me forcimin e çdo hallkë të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm, shkruan Reporteri.net.

“Në strehimoren e viktimave të dhunës në familje, qëndresa dhe forca bashkëdyzohen. Ato na kujtojnë se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati. Dje, në prag të ndërrimit të moteve, vizitova strehimoren në Prishtinë, për t’u thënë se nuk janë vetëm në këtë përballje, përderisa në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...