Live

Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës

12:32 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.

Me përulësi dhe respekt të thellë, Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike, njoftojnë nga presidenca.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, citohet të ketë deklaruar e para e shtetit.

Tutje theksohet se presidentja u shpreh që kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

Shpërndaje në

U Kopjua