Live

Pa rrymë në Malishevë, KEDS sqaron situatën

20:33 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Malisheva me disa fshatra përreth kanë mbetur pa energji elektrike tash e disa orë.

Lidhur me këtë, KEDS ka dalur me sqarim zyrtar.

“Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jasht operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin. Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës.

Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Shpërndaje në

U Kopjua