Live

Pacienti vdiq nga gjendja e tij e rëndë shëndetësore apo nga dora e mjekëve, nisin hetimet

15:23 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një operacion i rrallë në zemër u pohua se është kryer mesnatën e së martës për herë të parë në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, nga kardiokirurgu Kushtrim Shala.

Pas këtij operacioni, kardiokirurgët përmes publikimit të fotografive në rrjete sociale e kanë vlerësuar si sukses intervenimin kompleks, e pas një dite pacienti kishte vdekur.

Teksa pacienti 63 vjeçar, ende ishte në gjendje kome, kardiokirurgët e kanë paraqitur si sukses këtë intervenim, shkruan Kosovalive.net

E pas vdekjes së pacientit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, ekpin e tij e quajti jokompetentë e të papërvojë që e kryen intervenimin në zemrën e pacientit dhe po ashtu kishte kërkuar hetim ludhur më këtë vdekje. E, ndërsa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës, që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin ku një pacient vdiq në QKUK, pas një operacioni në zemër.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qellim te sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht ne rast te paraqitjes se elementeve të ndonjë vepre penale, do te veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se familjarët e të ndjerit, trupin nuk e kanë dërguar fare në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kosovalive,net, nga burimet brenda Inspektoriatit Shëndetësor, mëson se Brahimaj, se vet shefi i kardiokirugjisë Brahimaj ka futur në operim dhjetëra raste për shkak të njohjeve ose lidhjeve që i ka pasur me pacientët. Në bazë të informacionëve inspektorati kë gjetur se ai ka bërë favorizime dhe se e ka shkelur rregulloren e ShSKUK’së.

Kosovalive.net, ka provuar të kontaktoj me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, për të marr një përgjigje lidhur me këto ankesa të cilat i ka evidentuar Inspektoriati Shëndetësor, por telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm fare.

Kosovalive.net, po ashtu ka provuar të kontaktoj edhe më kardiokirurgun Kushtrim Shala, njëjtë edhe telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërsa, sot gjatë ditës dyshja Shala- Brahimaj, janë ftuar në takim nga Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës Torakale, njëherësh zëvendësues i U.D. të Drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi (e cila gjendet në pushim), ai ka qenë i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit, Aida Rexhepi, për të diskutuar rreth vdekjes së pacientit. E si rrjedhoj e këtij takimi dyshja janë sqaruar mes vete.

Edhe nga ky takim u bë me dije se pacienti në fjalë ka qenë në gjendje shumë të rëndë, deklaratë të cilën e ka dhënë dje edhe vetë kardiokirurgu Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...