Live

Pacolli tregon se sa hapa jemi afër liberalizimit të vizave

15:42 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, sot ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin javët në vijim, e që do çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas votimit në komitetin LIBE, teksti për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Fitore Pacolli, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përballet çështja e liberalizimit të vizave.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Nga sot kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përmbyllet me sukses çështja e liberalizimit të vizave: votimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së. Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, me shumicë votash ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...