Live

Pacolli uron 8 Marsin

09:49 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pacolli vlerëson se kjo datë festohet për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave teksa shton se përpos kësaj, në këtë ditë festohen edhe arritjet e grave në fusha të ndryshme, njofton kosovalive.net.

“8 Marsi, Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas, festohet çdo vit për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, të vetëdijshme se një pjesë e madhe e grave, edhe sot vuajnë dhunën dhe diskriminimin në çdo pjesë të botës”.

“Në këtë ditë festojmë po ashtu edhe arritjet sociale, ekonomike, politike etj. te gruas! Të gjitha grave të botës e sidomos atyre të cilat na qëndrojnë rreth nesh, uroj festën e 8 Marsit!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...