Live

Pal Lekaj: Asnjë kauzë Kurti nuk e bëri për ta mbrojtur Kosovën, por për ta marrë pushtetin

21:56 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ndryshim rrënjësor po e vlerësojnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, veprimet e kryeministrit të Kosovës, Akbin Kurti.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së rrëfen se Kurti për 15 vjet nuk ka pranuar asnjë marrëveshje, ku ka përmendur këtu se gjatë kauzave të Kurtit për të cilat ai thotë se i ka pasur vetëm për të ardhur në pushtet dhe asgjë tjetër, janë vrarë tre persona.

Ky zyrtar i AAK e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti nga një politikan i veshur kuq e zi, ka përfunduar në rroba lara- lara duke cituar fjalët e Kurtit për flamurin e Kosovës që quante dikur.

“Nuk me çudit fakti që të gjitha këto ndryshime që janë të Albin Kurtit, që të gjitha që i ka thënë tani po i përpin dhe mendoj që nëse ai ka thënë për ne që jemi të shantazhuar 20 vite, po del që edhe ky është o shantazhuar dhe nuk po e mbanë atë qëndrueshmërinë që ka thënë se nuk ka presion që më shtynë për të prishur planet që janë në interes të Kosovës dhe në këtë drejtim po e shohim një Albin Kurti të zhveshur komplet para presioneve. Me vëmendje po e përcjellim situatën, ndryshimet e Kurtit që nuk shkojnë në favor të Kosovës, ne si AAK e kemi bërë të ditur se nuk pranojmë një Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe që është në kundërshtim me Gjykaten Kushtetuese dhe asnjë marrëveshje që krijon status quo dhe në qendër që nuk e ka njohjen”, tha Lekaj për emisionin “Expose”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...