Live

Pallaska: VV dhe LDK kanë vetëm një të përbashkët, sharjen ndaj Thaçit

00:48 / 12 Janar 2020

Nga Kosova Live

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar në lidhje me mosarritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës midis VV’së dhe LDK’së, duke thënë se këto parti janë shumë të kundërta mes vete, mirëpo kanë vetëm një të përbashkët, sharjen ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.


I ftuar në Rtv Dukagjini, Pallaska tha se këto dy subjekte politike kanë pak gjëra të përbashkëta, prandaj nuk po arrijnë të formojnë Qeverinë.

“Këto qëndrime janë të mjaftueshme për të rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti por nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një ardhmëri të përbashkët”, tha Pallaska.

Sa i përket bashkëpunimit midis dy partive fituese në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, Avokati Pallaska thotë se Vetëvendosje është duke shantazhuar LDK’në.

“Është paradoksale t’i thuash dikujt: zgjidh i pari por mos e zgjidh atë ministri”.

Sipas Pallaskës, në vendin tonë historikisht partneri i vogël qeverisës ka marrë pak më shumë pasi i madhi e ka përgjegjësinë të ndërtojë Qeverinë dhe nëse dështon formimi i saj, partneri i madh humb më shumë.

Ndërsa, për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim, avokati tha se nëse nuk ndërthuren interesa tjera, gjasat janë të vogla për t’u arritur një marrëveshje për koalicion. /gazetametro.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...