Hysni Gucati ka qëndruar për disa kohë sot në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt.
Arsyeja e vizitës së tij siç mëson Kosovalive.net, ai ka ardhur për shkak se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kosovalive.net, ka siguruar disa pamje teksa veturat e EULEX-it largohen nga fshati ku e ka shtëpinë Gucati.
Bëmë të ditur se kjo vizitë është menaxhuar nga një gjyqtar të cilën e ka udhëzuar Zyra e Regjistrimit.
Ndërkaq, i akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gucati qëndroi tek nëna e tij nga ora 12:30 deri në orën 16:30.