Live

Pamje ekskluzive: Hysni Gucati viziton nënën e tij të sëmurë, shihen veturat e EULEX’it teksa e largojnë nga shtëpia

16:42 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Hysni Gucati ka qëndruar për disa kohë sot në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt.

Arsyeja e vizitës së tij siç mëson Kosovalive.net, ai ka ardhur për shkak se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kosovalive.net, ka siguruar disa pamje teksa veturat e EULEX-it largohen nga fshati ku e ka shtëpinë Gucati.

Bëmë të ditur se kjo vizitë është menaxhuar nga një gjyqtar të cilën e ka udhëzuar Zyra e Regjistrimit.

Ndërkaq, i akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gucati qëndroi tek nëna e tij nga ora 12:30 deri në orën 16:30.

Shpërndaje në

U Kopjua