Live

Pamje: Mbi shpinën e ministrit Mehaj, Rifat Jashari i shkruan letër për ditëlindje Rexhep Selimit

16:35 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit legjendar Adem Jashari, ka marrë pjesë sot në seancën solemne të Kuvendit për nderë të “Epopesë së UÇK-së”.

Pas seancës, ai është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrotjes, Armend Mehajn. Siç shihet në këtë video të Klan Kosova.

Në shpinën e ministrit Mehaj, Jashari e ka shkruar një kartolinë për t’ia dërguar Rexhep Selimit për ditëlindje i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Rexhep Selimi e feston ditëlindjen më 15 mars. Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua