Live

Pantina i drejtohet qeverisë: O kfilluni more se doni me marr në qafë një popull

17:26 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka reaguar pas largimit të listës serbe nga institucionet e Kosovës.

Pantina përmes një postimi në facebook ka krijuar një analogji mes udhëheqjes së Shqipërisë në vitet e 80-ta nga komunisti Enver Hoxha dhe situatës së Kosovës.

Sipas saj, Kurti është lider suprem dhe çka mbetet është vetëm ndërtimi i bunkerëve.

“Besoj se shume njerez ende e mbajne mend liderin e Shqiperise se viteve 80ta dhe sovranitetin e Shqiperise se asaj kohe dhe sa i ka hy ne pune Shqiperise e shqiptareve ai sovranitet pa asnje vend mik. Gjasat per tu bere shtet sovran si Shqiperia e viteve te 80ta ekzistojne, liderin suprem e kemi veq duhet me ja nise me i ndertu bunkerat”, ka shkruar Pantina në facebook./Insajderi.org

Postimi i plotë i Shqipe Pantina:

Fati me i madh i Kosoves por edhe fale vizionit te lidereve te kohes eshte miqesia dhe aleancat e krijuara me SHBA dhe vendet tjera perendimore.

Besoj se shume njerez ende e mbajne mend liderin e Shqiperise se viteve 80ta dhe sovranitetin e Shqiperise se asaj kohe dhe sa i ka hy ne pune Shqiperise e shqiptareve ai sovranitet pa asnje vend mik. Gjasat per tu bere shtet sovran si Shqiperia e viteve te 80ta ekzistojne, liderin suprem e kemi veq duhet me ja nise me i ndertu bunkerat.

O kfilluni more se doni me marr ne qafe nje popul

Shpërndaje në

U Kopjua