Live

Para Borrellit e Lajçakut, Kurti takoi Escobarin

17:34 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Para takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Augustin Palokaj i cili dhe po qëndron në Bruksel.

Gabriel Escobar, përveç Kurtit, ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa të dyja palët tanimë kanë nisur takimin e përbashkët me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shpërndaje në

U Kopjua