Live

Paralajmërohet rritja e çmimit të biletës për transportin urban në Kosovë

09:08 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu deklaroi se çmimi i biletës për transportin urban mund të rritet nga 40 cent që është aktualisht, në 50 cent.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Musliu u shpreh se rritja mund të bëhet në vitin 2023.

“Për momentin, 40 cent është bileta. Ç’është e vërteta, konsulentë të IBRD po kërkojnë që çmimi të rritet nga 40 në 50 cent. Për arsye të qarta, për shkak të inflacionit, por gjithashtu edhe rritjes së kostos së shpenzimeve. Jemi duke bërë diskutim, ka mundësi që në vitin 2023 mund të kemi një ngritje.

Ç’është e vërteta, vetëm bileta e transportit publik nuk është rritur deri më tani, të gjitha shërbimet e tjera, kosotoja e shërbimeve të tjera në kryqeytet janë rritur, ndaj gjatë vitit të arshshëm, është edhe një prej kushteve të IBRD që çmimi i biletës për transport publik prej 40 cent të jetë 50 cent”, theksoi ai.

Komuna e Prishtinës ka vendosur të marrë disa masa me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit në ditët kur parashikohet që niveli i ndotjes do jetë i lartë.

Seniha Bajraktari, zyrtare e Lartë për Ambientet dhe Menaxhere e Cilësisë së Mjedisit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se në ditët me ndotje të madhe, transporti urban do jetë falas.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...