Live

Parashikimi i Sveçlës i saktë| Sokol Havolli vishet me pushtetin e Përparim Ramës

14:59 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ish këshilltari i kryeminstrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, në muajin gusht të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kosovalive.net, ditë më parë ka raportuar se pas dorëheqjes së tij nga pozita e zëvendës guvernatorit të BQK’së, Havolli do të emërohet kryeshef i “Prishtina Parking”.

Kosovalive, ka siguruar dokumentin e Bordit të Përkohshëm të NPL “Prishtina Parking”, konkurs i shpallur për kryeshef ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking”, të shpallur me 8 shtator të këtij viti.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka nxjerr këtë rezultat final të poentimit të kandidatëve.

Në këtë listë Sokol Havolli i cili mori 38.75 pikë, Qëndrim Vitija mori 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi mori 32.50 pikë, Isak Rakovica mori 28 pikë ndërsa Nexhmi Uka mori 24.50 pikë.

Ditë me parë Havolli ishte pyetur nga KosovaLive, nëse është në dijeni për lajmin, të cilin e bëri publik Gëzim Sveçla, shef i grupit të asmablesitëve të LVV-së në komunën e Prishtinës, Havolli është përgjigjur duke thënë se vetëm një Xhelal Sveçla njeh.

“Pasha robtë nuk e njoh kush është ky. Unë veç një Sveçël e njoh, e ai është Xhelali, kurrë nuk paskam ndëgjuar për të. Nuk kam asnjë koment për të sepse thjeshtë nuk e njoh “, kishte deklaruar Havolli.

Gëzim Sveçla, kryeasamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama lidhur me emërimet partiake në ndërmarrjet publike.

“Çka ka ndodhë para një jave? Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Fisnik Osmani është zgjedhur kryeshef i Termokosit. A t’i tregoj edhe dy emrat e tjerë që kanë me u zgjedhë [njëri prej tyre] në Prishtina Parking, konkursi që është dalë? Sokol Havolli”, kishte thënë Sveçla, derisa nuk ka përmendur emër tjetër.

Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë ka kujtuar një deklaratë të Përparim Ramës kundër emërimeve partiake në ndërmarrjet publike komunale.

“Unë po e kritikoj për një deklaratë të z. Rama, i cili ka thënë para gjashtë muajve: ‘Ka ikur koha e njerëzve partiakë’”, ka thënë Sveçla./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua