Live

Parisi e Berlini intensifikojnë agjendat për bisedimet Prishtinë-Beograd

08:21 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Makron, i kanë intensifikuar agjendat për kthimin në tavolinë të bisedimeve dhe pajtimit Kosovë – Serbi.

Siç ka raportuar televizioni Klan-Kosova në mes të Parisit dhe Berlinit kanë nisur bisedat për kapitullin e ri të këtij procesi. Dyshja kryesore e Evropës e do përfaqësuesin e posaçëm në dialog, njëjtë sikurse SHBA që emëroi Metju Palmerin, emisar special për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, Ambasadori Amerikan në Beograd, Kajll Skotm tha se  Qeveria e re e Kosovës, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duhet ta heqë taksën dhe të rifillojë dialogu me Serbinë.

Ai, gjithashtu theksoi se Metju Palmer, përfaqësuesi special i SHBA-së në bisedime, është personi ideal që do të ndihmojë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua