Live

Pas alarmit të rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, jep detaje për kosovalive, zëdhënësja Valentina Gara

14:07 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroporti. Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin gjithashtu edhe njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e Prishtinë pas këtij kërcënimi.

Më pas sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë dhe në komunikatë thuhej se ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”.

Për kosovalive.net, rreth këtij alarmi të rrejshëm është prononcuar zëdhënësja, Valentina Gara e cila ka treguar rreth rastit të ndodhur sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Gara tha që menjëherë pas arritjes së këtij informacioni në email-in zyrtar të aeroportit, janë informuar autoritetet relevante.

“Sipas planit emergjent, ne kemi departamentet dhe personat përkatës të cilët njoftojnë autoritetet relevante, ne si e kemi pranuar përmes emailit zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe më pas është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, besoj se të dhëna të mëtutjeshme sa i përket kësaj informate dhe email-it të cilin e kemi pranuar, Policia e Kosovës do të jep të dhëna me kohë” tha Gara.

Zëdhënësja Gara është pyetur edhe për nivelin e sigurisë në aeroport gjithashtu edhe për anulimin e fluturimeve si pasojë e këtij informacioni.

“Ne masat e sigurisë në nivel apo sigurimi në Aeroport është në standartet e kërkuara dhe në nivelet më të larta, megjithatë për alarme të tilla ne e kemi planin emergjent, normal që kjo ka shkaktuar edhe disa pakënaqësi tek udhëtarët e kemi pasur dy anulime nga kompania “Wizzair” poashtu edhe kemi pasur edhe katër fluturime të cilat kanë qenë në plan kështuqë normal që ka qenë edhe një dëm për Aeroport” theksoi ajo.

Sa i përket bashkëpunimit të aeroportit me autoritetet dhe institucionet e sigurisë, Gara theksoi se mbahen takime të vazhdueshme dhe se siguria në këtë aeroport është në nivelin e duhur dhe se nuk ka nevojë për panikë, ndërkaq për detaje të tjera presim prononcimet e institucioneve të sigurisë.

“Ne kemi Komitetin e Sigurisë, dhe ky Komitet mban takime të rregullta dhe të vazhdueshme ku janë edhe autoritetet relevante të përfshira në këtë Komitet, ku edhe vendoset për masat e sigurisë sipas të gjitha standarteve që duhet të përfillen, aty bëjnë pjesë Policia, KFOR-i, sigurimi i aeroportit e kështu me radhë. Siç e dini ky alarm ka rezultuar që është i rremë, për çështjet e tjera të sigurisë po besojmë që autoritetet që merren më këto çështje dhe sigurinë nacionale do dalin me deklaratë për medie” përfundoi ajo.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua