Live

Pas deklaratës së presidentes greke, Molliqaj: Çka po fiton Kosova nga marrëveshja e Ohrit?

11:56 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentes greke, e cila tha se Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim për njohjen.

Molliqaj ka shkruar se qeveria duhet të ofrojë llogari, se çka fiton Kosova nga kjo marrëveshje.

“Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen. Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje? Veç obligime. Asgjë tjetër”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen.

Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje?

Veç obligime. Asgjë tjetër.

Autonomi e dyfishtë, me vetëqeverisje për serbët e eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua