Pas deputetit, Eman Rrahmani edhe një tjetër deputet ka dal kundër vendimit të Qeverisë për mos-ekzekutimin e pagave.
Bëhet fjalë për Alban Bajramin që në një prononcim për Gazeta10 tha se pagat duhet të ekzekutohen dhe se Qeveria me SBAShK-un duhet të gjejn një zgjidhje për orët e humbura, shkruan Kosova Live.
“Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunu me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordnim për orët e humbura sepse janë orë të quara dëmë, duhet të kompenzohen përmes ditëve të festave ose të gjindet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus Qeveria me SBASHK-un dhe me Ministrinë e Arsimit. Pagat duhet të ekzekutohen”, tha deputeti Bajrami./Kosova Live/