Live

Pas incidentit me imamin, rihapet Xhamia në Halabak të Podujevës

19:40 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar të shtunën se është rihapur Xhamia e Halabakut.

KBI në Podujevë ka falënderuar besimtarët për mirëkuptim.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë njofton opinionin se Xhamia e Halabakut është hapur dhe tani e tutje është në shërbim të xhematit sikurse të gjitha xhamitë e komunës tonë. KBI Podujevë falënderon xhematin për mirëkuptim dhe kontribut të vazhdueshëm në të mirë të komunitetit”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo xhami ishte mbyllur më 19 shkurt, pasi një ditë më parë katër persona për shkak se nuk janë pajtuar me imamin e caktuar, kanë refuzuar të kryenin ritet fetare pas tij. Sipas tyre, imami nuk ishte i denjët për t’u falur dhe për të kryer ritet fetare.

Policia pati njoftuar se pastaj tre persona të tjerë nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga ta dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...