Live

Pas Kurtit, edhe Osmani i pret në karrocë përfaqësuesit e Handikosit

11:41 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

E ulur në karroce në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit.

Të ulur po ashtu në karrocë, janë parë edhe stafi i presidentes Osmani.

Kujtojmë që për nderë të 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësuesit e Handikosit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa në ora 12:00, do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shpërndaje në

U Kopjua