Lidhja e Feros dhe Arbenitës ka pasur shumë krisje kohët e fundit.
Fillimisht u mësua se çifti ka hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, më pas Arbenita la Gjermaninë aty ku po bashkëjetonin dhe tani bukuroshja është kthyer në Londër.
Madje ditën e djeshme deklarata e saj dukej se i drejtohej pikërisht Feros. “Ajo është mbretëreshë me ose pa ty”, shkruante Arbenita.
Pas këtij postimi të modeles, Fero ka publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e një vajze.
Reperi ka preferuar të mos e tregojë fytyrën e vajzës që e shoqëron, por postimi i tij po komentohet si kundërpërgjigje ndaj Arbenitës.