Ka rifilluar takimi në Ohër ta Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL.
Kujtojmë se tashmë kanë kaluar nëntë orë që nga fillimi i takimit, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me bisedimet që po zhvillohen.
Takimi në Ohër, është duke u realizuar me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë dhe në agjendë ka planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, Kosovë-Serbi.