Live

Pas PDK-së, edhe AAK-ja bojkoton seancën e adresimit të Osmanit

09:37 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të kuvendit, në të cilën presidentja Vjosa Osmani pritet të bëjë adresimin vjetor të saj.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e adresimit të Vjosa Osmanit!”, ka qenë shkurt deklarimi i tij.

Më herët, edhe Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ngase e njëjta ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.

Ndërkaq, LDK-ja dje konfirmoi për IndeksOnline se do të jenë prezent në seancë.

“Ne, si grup parlamentar, do të marrim pjesë në seancën ku presidentja e Republikës, do t’i drejtohet Kuvendit”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...