Live

Pejë: Nëna lë foshnjën 8-muajshe pa përkujdesje dhe largohet nga shtëpia, denoncohet në Polici

22:11 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre, të cilët përveç që ushtrojnë dhunë fizike e psikike ndaj tyre, i lënë edhe pa përkujdeske. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët e vegjël, por ka raste kur e pësojnë edhe foshnjat. Për një rast të tillë, që është raportuar të Policia ka shpallur në kërkim një grua.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga nënë e të dyshuarës, e cila e ka njoftuar Policinë se e bija nuk po kujdeset për fëmijën e saj të vogël. Sipas deklaratës së saj, të tilla raste po përsëriten, prandaj ka vendosur ta denoncojë atë që po ndodhë.

Siç mëson Sinjali, bazuar në dëshminë e saj, e dyshuara D.D., nuk po përkujdeset për foshnjën e saj 8-muajshe, të cilën ka raste kur e lë pa përkujdesje me orë e ditë të tëra. Kjo situatë po e shqetëson tërë familjen e saj, për çka kanë kërkuar ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarës dhe ndaj saj të nisin hetimet për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.”

Shpërndaje në

U Kopjua