Live

Për herë të parë, Kosova pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike 

12:26 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Republika e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Kjo pjesëmarrje e Kosovës, e konfirmuar nga ministri Liburn Aliu, po bëhet me ftesë të qeverisë gjermane.

“Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin” ka thënë Aliu.

Ai thotë se qëllim i Kosovës është anëtarësimi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova do të kishte mundësi të negociononte dhe të kishte qasje në fondet për ndryshime klimatike.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Aliu:

Shpërndaje në

U Kopjua