KEDS ka njoftuar se për një javë ka zënë 163 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike.
Këto raste janë hasur pasi janë kryer 1993 kontrolle.
“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1993 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 163 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.