Live

Përfundon protesta e rreth 100 serbëve ekstremistë në Jarinje

16:00 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka përfunduar protesta e rreth 100 serbëve ekstremistë në afërsi të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Jarinjë.

Serbët që u mblodhën mesditën e së dielës në Jarinje, në mbështetje të serbëve të Kosovës, janë shpërndarë.

Gjatë protestës janë përleshur protestuesit dhe policisë serbe. Po ashtu është raportuar se një person është arrestuar

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

“Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë.

Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi

Shpërndaje në

U Kopjua