Live

Përfundon takimi i Escobarit me opozitën kosovare

19:56 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar sonte me përfaqësuesit e opozitës.

Takimi zuri vend në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku morën pjesë i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ky takim i Escobarit me opozitën i paraprinë atij të nesërmit i cili do të realizohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale në vend.

Indeksonline raporton se Escobar, pas Kosovës, do të udhëtojë drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut, atje ku të shtunën do të mbahet dialogu Prishtinë-Beograd.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...