Live

Përkundër sanksioneve, Kosova importoi nga Rusia 24 milionë euro mallra

15:27 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Qeveria e Kosovës ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, importet me shtetin rus nuk kanë pësuar rënie. Eksporti është “zhdukur”, por importit nuk i kanë lënë “shenjë” sanksionet. Çka thonë të dhënat?

Importet e Kosovës mes dy shteteve Rusisë e Ukrainës, të cilat kanë qenë në vëmendjet të mediave e të shteteve botëore për shkak të luftës, kanë pësuar rrëitje. Sanksionet si duket kanë pasur ndikim të ulët në raport me shkëmbimet tregtare. 

Ukraina

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raport me Ukrainën, Kosova gjatë viti 2021 ka importuar 36.6 milionë euro mallra nga ky shtet derisa kishte eksportuar vetëm 58 mijë. 

Ndër produktet me vlerën më të lartë të importuar kanë qënë giza dhe çeliku me vlerë prej 29.8 milionë eurove.

Ndërkaq, gjatë 10 mujave të viti 2022, Kosova ka eksportuar pak më shumë se vitin e kaluar. 108 mijë është vlera e eksportit të Kosovës në Ukrainë. Ndërsa, sipas ASK-së, Kosova importoi nga Ukraina vlerë të mallrave prej 14 milionë e 64 mijë euro.

Muajt me vlerën me të lartë të importi nga Ukraina, janë: janar me 2 milionë, shkurt me 3 milionë dhe mars me 2 milionë.

Ndërsa muajt kur Kosova eksportoi në Ukrainë më së shumti, janë: maj me 38 mijë euro, qershor me 27 mijë dhe shtator me 15 mijë. 

Rusia

Gjatë vitit 2021, Kosova drejt Rusisë sipas ASK-së, eksportoi 35 mijë euro mallra kurse për 10 muajt e vitit 2022 vlera e eskportit me këtë shtet ishte vetëm 4 mijë euro.

4 mijë euro ishin eksportuar vetëm gjatë muajit shkurt ndërkaq muajt e tjertë nuk ka asnjë eksportim drejt Rusisë.

Sa i përket importit me Rusinë, gjatë vitit 2021 vlera e mallrave arrit 51.3 milionë euro. Ndërkaq kjo shifër nuk u zbeh edhe aq duke ditur sanksionet që kishte vendosur Kosova.

Gjatë 10 muajve të vitit 2022, Kosova importoi nga Rusia 24 milionë e 791 mijë euro mallra.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi nga Rusia ishtë më i madh gjatë muajit mars me 7.3 milionë, qershor me gati 7 milionë si dhe me nga 3 milionë gjatë muajit shkurt dhe maj. 

Cilat janë sanksionet e Qeverisë?

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrianë, kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. 

Këto sanksione ishin bërë në koordinim me shtete e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat gjithashtu kanë vendosur dhe po vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Sipas qeverisë, sanksionet kishin të bëjnë me ndalimin e operimit në tregun financiar të Kosovës, përjashtimin e produketeve farmaceutike dhe ushqimore si grurin, ndalimin e importimit të thëngjillit të lëndëve të tjera djegëse të ngurta apo fosile.

Ngrirje të pasurive, ndalim të qasjes dhe operimit në tregun financiar të Kosovës, ndalimin e udhëtimit në territorin e Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim dhe bllokim të fondeve direkte apo indirekte, ndalim për çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus dhe bjellorusë që transportojnë mallra përmes rrugëve të Kosovës, përfshirë transitin, përjashtimisht produktet farmaceutike dhe ushqimore duke përfshirë grurin, për transportin për qëllime humanitare dhe ndalim të importit nga Rusia të qymyrit dhe të lëndëve të tjera djegëse të ngurta apo fosile në Kosovë nëse ato janë me origjinë nga Rusia apo eksportohen nga Rusia”, janë sanksionet e vendosura. 

Përveç ktyre sanksionve, Qeveria Kurti kishte sanksionuar edhe disa rusë. 

Aktualisht lufta në Ukrainë po vazhdon, teksa raportohet se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në disa qytete të Ukrainës. 

Kujtojmë se importimi i mallrave në Kosovë është çdoherë më i lartë se eksportimi i tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua