Live

Përleshje në Kataloni, sulmohen gazetarët spanjollë

15:39 / 13 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ithtarët e pavarësisë së Katalonisë kanë sulmuar katër gazetarë të medieve gjatë protestës para parlamentit rajonal në Barcelonë, sic shihet në incizime të publikuara një ditë më vonë dhe këtë e ka gjykuar edhe shoqata spanjolle e gazetarëve.

Reporterja Anhela Garsia Romero nga radiotelevizioni publik është qëlluar me gur ose me kanaqe derisa po raportonte nga vendi i ngjarjes. Demonstrantët kanë hyrë në kuadër dhe kanë penguar xhirimin.

Rreth 1.000 vete u organizuan ;përmes rrjeteve shoqërore dhe rreth orës 20 u tubuan para parlamentit duke kërkuar dorëheqjen me akuze per tradhti te e idesë per republikën e pavarur te Katalonise. Situata u tendos dhe me intervenimin e policisë e cila e rrethoi ndërtesën e parlamentit.

Shpërndaje në

U Kopjua