Live

Përparim Rama merr një lajm të keq, dështon projekti prej 400 mijë eurosh

09:42 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës e ka vendosur në pritje një projekt të Përparim Ramës.

Për shkak të buxhetit, Komuna e Prishtinës ka anuluar të martën tenderin e hapur për ndërtimin e thertores publike në kryeqytet.

Tenderi i anuluar kishte vlerë të parashikuar prej 400 mijë eurosh.

“Projekti dhe vlera buxhetore nuk janë në përputhshmëri”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës.

Projekti arkitekturor i thertores publike tashmë është përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.

Megjithatë, në proces ishte vendosur përzgjedhja dhe kontraktimi përmes procedurave të tenderimit i një operatori që do ta ndërtonte thertoren.

Projekti për ndërtimin e thertores mund të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...