Live

Përparim Rama në Londër, Prishtinës bëhet me 30 autobus të rinj, 6 prej tyre elektrik

15:01 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshjen për kredi 10 milionë euor me BERZH.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama sot ka qëndruar në Londër ku ka nënshkruar marrëveshjen që do të shërben për blerjen e 30 autobusëve, ku 6 nga ta do të jenë elektrik, shkruan kosovalive.net

POSTIMI I PLOTË I PËRPARIM RAMËS:

30 autobusë të rinj në kryeqytet 6 prej tyre autobusë elektrik

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-VI

Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër

Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...