Live

Përpjekje e hapur për frikësim, nga faqja zyrtare e Presidencës, replikojnë me gjuhë kërcënimi nga Osmani ose kabineti i saj!

11:19 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Faqja e Presidencës së Republikës së Kosovës në Facebook me një ton kërcënues i ka replikuar në koment gazetarit, Ridvan Berisha.

Ky I fundit komentoi në postimin e Presidencës ku thuhej se do të paditej gazetari Berisha për shpifje për deklaratën e tij në emisionin “Politiko” në Kanal 10, shkruan kosovalive.net

Berisha në “Politiko” tha se presidentja Osmani ka ndikuar direkt në lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Presidenca këtë e konsideroi shpifje dhe paralajmëroi padi. Në komentin e tij, Berisha tha se duhet të ndalet urrejtja.

“Presidente Vjosa Osmani, mos u nervozo, qetesohu, nuk ben me vepru tinez kryeministrit Albin Kurti! Me pas genjy une, se kishe marre kaq seriozisht, sakt e din qe keshtu ke vepru, kallxoj te tjera here Albinit, se t’ka sjelle n’pushtet! Ndale urrejtjen! Mirupafshim ne gjyq!”, u shprehë ai në koment.

Kurse, faqja e Presidencës me ton kërcënues shkroi: “Shpifjet e nivelit të tillë ne i marrim shumë seriozisht. Përballja me ligjin është përgjigja finale.”

Gazetari, Ridvan Berisha pastai i replikoi se finale do ta kemi në gjyq.

“Presidenca e Republikës së Kosovës Ne demokraci jemi, ku pushtetet jane te ndara e nderurar Vjosa Osmani, operoje me informacione mbi rastin. Ligjin nuk mund ta konsumoni per frikesim, e dini mire qe fare nuk perluem perpara jush megjithe pushtetin qe e keni. Qetesohuni znj presidente ju e Bekim Kupina, keshilltari grindavec i juaji. Finalen natyrisht se mezi pres ta kemi ne gjyq!”, u shprehë ai në replikën e tij./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua