Live

Përplasje në Hong Kong mes protestuesve e policisë

23:51 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore e mijëra vetëve përfundoi në përleshje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia përdori ujë e gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan molotovë e gurë.

Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për të shënuar përvjetorin e pestë të asaj që njihet si “Lëvizja e Ombrellave”, një lëvizje që dështoi, por që hodhi bazat për protestat masive që kanë përfshirë aktualisht qendrën financiare.

Të shtunën dhjetëra mijëra vetë u dyndën në një park jashtë parlamentit të qytetit, që ishte vendngjarja e protestave të vitit 2014.

Por një turmë e vogël aktivistësh të një linje të ashpër me maska në fytyrë hodhën gurë e molotov ndaj zyrave të qeverisë qendrore.

Policia u përgjigj duke hedhur në drejtim të tyre ujë, e gaz lotsjellës, gjë që çoi në shpërndarjen e shpejtë të turmës së rebeluar.

Skenat e sotme (e shtunë) të kujtonin atë gjatë Lëvizjes Ombrella, kur turma shpërtheu pasi policia hodhi gaz lotsjellës në një tubim të drejtuar nga studentët.

Si protestat e vitit 2014 dhe ato aktuale janë nxitur nga frika se Pekini po ngushton gjithnjë e më shumë liritë e qytetit gjysmë autonom kinez dhe pamundësisë për t’i zgjedhur vetë drejtuesit e qytetit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...