Live

Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje

17:13 / 19 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit të këtij projekti ka qenë pjesë e agjendës së aktiviteteve të organizuara nga komuna me rastin e Ditës së Çlirimit të Podujevës, raporton Express.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ceremonisë tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare.

Bulliqi theksoi projekti i Stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, vlera totale e të cilit është 1.3 milion euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal.

“Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë. Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash Stacioni i vjetër i Autobusëve”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua