Pesë persona u vranë mbrëmjen e së shtunës në një klub nate homoseksualësh në Kolorado Springs, Kolorado, njoftoi policia.
18 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në “Club Q”.
“Ata gjetën brenda një individ që ne besojmë se ishte i dyshuari” tha togeri i policisë së Kolorado Springs.
“Në këtë moment i dyshuari është duke u trajtuar, por ndodhet në mbajtje.”
Policia nuk pranoi të flasë për një motiv të mundshëm.
Kapiteni i zjarrfikësve në Colorado Springs, Mike Smaldino tha se 11 ambulanca u përgjigjën në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta në 911.
“Ne do të jemi këtu për shumë e shumë orë në vijim”, tha Castro.
Në një deklaratë në rrjete sociale, “Club Q” tha se ishte “i shkatërruar nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tonë” dhe ofroi ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.