Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se në barrikadat e vendosura në veri nuk kanë qëndruar grupi Wagner dhe Ujqit e Natës, ashtu siç ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Petkoviq i ka kërkuar fakte Kurtit për këtë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ekzistuar, raporton Danas, përcjell Demokracia.com.
“Po ashtu, pse Kurti nuk i tregon provat? Nuk mundet, sepse nuk ka, sepse as që ekzistojnë… Edhe një herë, të gjitha gënjeshtrat e Kurtit se Beogradi dëshiron të sulmojë Kosovën vitin e fundit kanë rënë”, deklaroi Petkoviq.
Kurti i tha gazetës holandeze ‘NRC’ se ka dëshmi se persona të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner janë sjellë nga Serbia me autobus për t’i udhëhequr barrikadat në veri.